Rama: Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet

15 shtator 2023 | 16:08

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se hyrja në Prishtinë nga Gollaku do të zgjerohet. Rama ka thënë se do të zgjerohet tërësisht rruga, ku do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në dy anët e rrugës.

Njoftimi i plotë i Ramës:

Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet.

Do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim?, shteg të biçikletave?, trotuare në të dy anët e rrugës.

Do t’i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës!

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kushtrim Bajrami shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër…