Rama i shkon në shtëpi ish-presidentit të Francës
17 qershor 2021
| 08:12
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shkuar në Paris për të takuar ish-presidentin e Francës, Nikolas Sarkozy.
Rama thotë se e ka mik special Sarkozyn teksa i ka shkuar në shtëpi këtij të fundit.
Ai ka treguar se me të këshillohet për sfidat e Shqipërisë e rajonit në rrugën e zhvillimt ekonomik, social e integrimit në BE.
“Me një mik special në shtëpinë e tij në Paris, presidentin Nicolas Sarkozy, me të cilin kam privilegjin të këshillohem për sfidat e Shqipërisë e rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik e social dhe të integrimit europian”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.



