Rama ia dhuron Merkelit yllin shqiptar të mirënjohjes

14 shtator 2021 | 13:36

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dhuruar kancelares gjermane, Angela Merkel yllin shqiptar të mirënjohjes, duke vlerësuar mbështetjen që ajo i ka dhënë shtetit shqiptar.

Teksa ia ka dhuruar yllin e medaljes, Rama i ka shpjeguar Merkelit se ai ka simbolin e Skënderbeut, që sipas tij është quajtur dhe “aleati i Krishtit”.

“Nuk do rrijë të mbaj fjalim këtu se e di që ju i urreni ceremonitë, le të mjaftohemi me fotot”, ka thënë Rama, teksa i dorëzon yllin e mirënjohjes Merkelit.

Ndërkohë Merkeli nga ana e saj ia ka shprehur kënaqësinë Ramës që kanë punuar së bashku.

“DANKE ANGELA, kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me kordonin e madh me yll të medaljes së kryeministrit për mirënjohje publike”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarit të komunës së Klinës, Sokol Bashotës, nga Komisioni Qendror…