Rama ia tërheq vërejtjen gazetarit në Londër: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

24 mars 2023 | 10:26

Kryeministri Edi Rama që dy ditë ndodhet në Britaninë e Madhe.

Në një komunikim në auditorin e Institutit Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”, Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën.

Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me gazetarin për emërtimin e Kosovës.

“Nuk është Kosovo, por Kosova. Kosova është vend simotër. Është gjithçka. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne shqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje. Thuaje me mua Kosova, jo Kosovo. Është një shtet ndryshe, i pavarur. Rruga është ajo e duhura, ajo e integrimit të plotë me BE-në”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin…