Rama: Kemi siguruar një milion vaksina

25 mars 2021 | 14:19

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se Shqipëria ka siguruar një milion vaksina të tjera anti-Covid.

Në një video të publikuar nga kryeministri Rama, ku shfaqen pamjet nga nisja e një sasie vaksinash nga Stambolli për në në Tiranë, Rama ka tregua se qysh sot në Tiranë do të mbërrijnë 192 mijë doza të vaksinës.

“Kemi siguruar një milionë vaksina të tjera. Kontraktuam për momentin gjysmë milion doza brenda 60 ditësh. Sjellim sot në Tiranë 192 mijë. Për më shumë pas pak orësh në Rinas dhe kur ju them do t’ia dalim, mos e dyshoni kurrë që do t’ia dalim”, është shprehur Rama.

Rama ka zhvilluar dje dhe sot një vizitë zyrtare në Turqi, për të finalizuar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave anti-COVID.

Ai nuk ka bërë të ditur se çfarë prodhimi janë vaksinat, por mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për vaksinë kineze.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot pati takim virtual me…