Rama: Kodin Zgjedhor do ta votojmë pa asnjë ndryshim

26 tetor 2020 | 12:17

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar së Kodi Zgjedhor do të votohet sërish në Parlament pa asnjë ndryshim, raporton “Epoka e re”.

Në një deklaratë për mediet, pas takimit me drejtuesit e PS-së në qarqe, Rama ka deklaruar se askush nuk mund të vë në diskutim vullnetin e Parlamentit.

“Do ta votojmë sa më shpejt kur të caktohet seanca e votimit pa asnjë ndryshim, pikë dhe presje. Do ta votojmë Kodin siç është votuar nga parlamenti me një shumicë që është kuptimplotë dhe askush nuk mund të verë në diskutim vullnetin e parlamentit, aq më tepër Ilir Meta”, ka deklaruar Rama.

Ai u pyet dhe për sugjerimin e Rudina Hajdarit për një mbledhje të Këshillit Politik, por u përgjigj shkurt duke përsëritur se Kodi Zgjedhor nuk do pësojë asnjë ndryshim.

Pak ditë më parë presidenti Ilir Meta, ka kthyer në Kuvend për rishqyrëtim Kodin Zgjedhor dhe është shprehur se do kërkojë dhe mendim nga Komisioni i Venecias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump,…