
Rama komenton deklaratën e Vuçiqit: Serbia e humbi luftën
13 nëntor 2020
| 10:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Open në Top Channel ka folur edhe për deklaratën e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili kërcënoi Kosovën me luftë.
Sipas Ramës nuk ka asnjë mundësi që Kosova dhe Serbia të përfshihen në luftë.
“Për çfarë lufte flitet. Çfarë lufte provokon Vuçiq. Serbia e ka humb luftën. Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik. Po, Kosova ka bërë shumë gabime në marrëdhëniet diplomatike dhe ka humbur shumë terren, por nuk ka shanse për gjëra të tjera, ata janë deklarata të kota”, ka deklaruar Rama.