Rama: Me Kurtin sa herë që takohemi qeshim jo pak

20 qershor 2022 | 11:55

Në fjalën e tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e hoqi fjalimin që kishte përgatitur për këtë mbledhje të përbashkët mes dy qeverive, për t’u fokusuar në disa pika që janë të rëndësie të veçantë.

Ndonëse shpeshherë është folur për raportet jo shumë të mira mes të dy kryeministrave, Rama ka thënë se është kënaqësi e veçantë sa herë që takohet me Kurtin.

“E falënderoj në veçanti Albinin, dhe është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson që kur e them që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, ka thënë Rama.

Kryeministri Rama ka thënë se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kimete Hasani B.I shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit N.T.P…