Rama: Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë e të Kosovës

10 nëntor 2019 | 22:52

Pas Samitit të Ohrit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në bashkëbisedim me gazetarët është ndalë më gjerësisht te raportet Shqipëri-Kosovë dhe qëndrimet e tyre përkatëse lidhur me minishengenin.

“Mendoj dhe punoj për interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të heqim kufirin. Jemi dy shtete të vogla, duhet të bëjmë gjëra me dialog dhe me zgjuarsi. Ne duhet të shohim interesin tonë si shqiptarë. Duke u mbyllur dhe duke mos çuar përpara bashkëpunimin rajonal ne humbasim shumë. Kosova është e ftuar, të gjithë shtetet janë  të ftuara. Kosova më parë është ulur në tryeza. Në bashkëpunimin tim me Kosovën nuk ka ngërç, për mua të paktën nuk ka”, ka thënë Rama në konferencën për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Prishtina Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve…