Rama merr mbështetjen e ambasadorit gjerman

06 janar 2022 | 16:57

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka biseduar për mbështetjen gjermane për projekte të ndryshme në kryeqytet.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga ambasadori gjerman ka marr mbështetjen për projekte të cilat kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

“Në takimin që zhvilluam sot me Ambasadorin e Gjermanisë zotin Jörn Rohde, me theks të veçantë diskutuam për krijimin e hapësirave kulturore në kryeqytet, si dhe për rolin e Ambasadës Gjermane në organizimin e festivalit të Manifestës, i cili do ta fuqizojë turizmin kulturor në vend. Ambasadori më shprehu mbështetjen e tij në projekte të cilat e kanë për qëllim sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria ka tani një spital të ri për fëmijët. Kryeministri…