Rama merr vendimin, ndalohet ekspozimi i mallrave në hapësira publike dhe rrugë
31 mars 2026
| 11:13
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.
Ai në një postim në “Facebook” ka shkruar se hapësirat publike janë të qytetarëve dhe të askujt tjetër.
“Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë. Nuk ka më mallra në trotuare. Nuk ka më bllokim të rrugëve.Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar”, ka shkruar Rama.




