Rama në aeroportin e Vlorës: Shpëtimtare e Kosovës ishte UÇK-ja në krye me Hashim Thaçin

08 maj 2025 | 12:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar në Aeroportin e Vlorës, ku edhe po bëhen testimet teknike dhe do të bëhet edhe fluturimi i parë certifikues. Shumë punëtorë që kanë punuar në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës janë nga Kosova, disa prej të cilëve Rama i ka takuar sot gjatë qëndrimit aty.

Një prej tyre është edhe shqiptari nga Kosova, Idriz Makolli, i cili ka një lidhje tepër speciale me gjeneralin amerikan Wesley Clark.

Makolli ia ka përmendur Ramës gjeneralin amerikan gjatë një bisede të shkurtër që kanë pasur tek punishtja e Aeroportit të Vlorës dhe i ka thënë se “Clarku ishte shpëtimtari i Kosovës”.

Pas kësaj, Rama i është kthyer duke i thënë se shpëtimtare e Kosovës ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) në krye me komandantin Hashim Thaçi.

“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK-ja me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me…