Rama në Gjermani si pjesë e ceremonisë prestigjioze ‘Çmimi i Karlit të Madh’

13 maj 2026 | 16:51

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është rikthyer në Gjermani si pjesë e grupit të miqve të nderit të ceremonisë prestigjioze “Çmimi i Karlit të Madh”.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë në Aachen, Gjermani (13 dhe 14 maj), për të qenë i pranishëm në ceremoninë tradicionale të akordimit të “Çmimit të Karlit të Madh” (Charlemagne Prize), i cili konsiderohet si një nga nderimet më të rëndësishme evropiane që prej vitit 1950, për individë dhe institucione me kontribut të spikatur në bashkimin dhe përparimin e Evropës, shkruan “vizionplus.tv”.

Këtë vit, “Çmimi i Karlit të Madh 2026” i akordohet ish-presidentit të Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministrit të Italisë, Profesor Mario Draghi, në vlerësim të rolit të tij vendimtar në ruajtjen e stabilitetit të Unionit Monetar Evropian. Në të njëjtën kohë, ky vlerësim përcjell edhe një mesazh të qartë politik: se e ardhmja, sovraniteti dhe fuqia e Evropës lidhen ngushtësisht me qëndrueshmërinë dhe forcën e saj ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky nuk është udhëtimi në Kinë që presidenti amerikan Donald…