Rama: Ne kryem detyrat tona, përgjegjësia është e BE-së

18 tetor 2019 | 17:59

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e tij për media ka folur për ‘Jo’-në që Evropa dha për negociatat si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

“Janë bërë përpjekjet maksimale që të marrim atë na takon e kemi merituar dhe ketë e thonë edhe një pjesë e madhe e kryeministrave të BE-së. Dua t’ju them se kam marrë shumë mesazhe nga një pjesë e kryeministrave të pranishëm në takim, kam komunikuar edhe me Macronin dhe faktikisht nëse duam të shikojmë drejt në sy të vërtetën, është ajo që kam thënë prej kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh mes Francës dhe Gjermanisë. Gjermania bëri një lëvizje për kompromis, duk i vendos një ‘Por’, ‘Po’-së dhe nuk ka pasur nga Macroni asnjë hapje. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces, kërkon një reformim të brendshëm të BE-së, kjo që ka ndodhur rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare, është e tepërt kur i shtohen bishta kësaj çështje”, ka thënë Rama.

“Kemi marrë një refuzim por nuk kemi marrë asgjë më shumë se kaq. Rruga jonë është e njëjta”, ka thënë ai.

Rama ka shtuar se ata të cilët janë jashtë nesh, ata të cilët përfaqësojnë BE-në e thonë pa ekuivok në mosarritjen e vendimit të djeshëm se përgjegjësia është e BE-së. “Është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi sikur ajo e djeshmja vjen si pasojë e mospërmbushjes të detyrave. Ne i kemi bërë ato. Po të shikoni vendimin e qershorit thonë se do të merrej në tetor, dhe sa herë kam folur kam vendos pikëpyetje se e kam parashikuar që do të kishte mospërputhje që do të shkonte në konflikt. Ne kemi marrë një refuzim për t’u marrë në konsideratë. Përgjegjësia është e brendshme e BE-së. Është absurde të mendosh se ky vendim vjen si pasojë e mospërmbushjes së detyrave. Nuk është aspak kështu. Ne kemi përmbushur detyrat tona. Ka disa qasje në BE, kryeministri italian tha se ky është gabim i madh. Franca është ndër themelueset e BE-së dhe do rregulla të reja në shtëpinë e vet”, është shprehur kryeministri Rama.

“Të vazhdojmë tani përpara se Shqipëria evropiane është e vetmja alternativë dhe testament i patjetërsueshëm për gjeneratat e tjera”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë rinumëruar 83 vendvotime nga 530 vendvotimet për të cilat…