Rama: Ne nuk ndajmë Shqipërinë në veri-jug

08 maj 2018 | 12:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije nga Lezha se punimet për rrugën e Arbrit do të nisin në fund të majit dhe nuk do të ndalen deri në përfundimin e këtij projekti.

Rama ka folur edhe për projektet të tjera infrastrukturore, si aksi rrugor Thumanë-Kashar, dhe në qarkun e Lezhës, aksi Milot-Balldren-Shëngjin-Velipojë.

“Do të fillojë dhe nuk do të ndalet puna deri në përfund të aksit që do ta bëjë Dibrën faktikisht zonë të integruar me kryeqytetin duke krijuar një akses me shpejtësi të lartë dhe që do të çelë potencial të madh dhe për zhvillimin e agroturizmit në gjithë atë krah që lidh Tiranën me Dibrën, ku ka bukuri përrallore”.

“Të gjithë ata që vazhdojnë të bëjnë teorinë e tmerrshme të ndarjes së veriut me jugun dhe përpiqen në mënyrë të vazhdueshme të na lënë faturën e një imazh sikur jemi më pak të interesuar për veriun, po ju them se pjesa më e madhe e programit ‘1 miliardë për rindërtim’ është nga Tirana e lartë, sepse përfshin tre vepra madhore që i takojnë pikërisht këtyre territoreve. Kjo flet vetë”, ka thënë Rama.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova…