Rama në Tivat: Pas protestës për Zvërnecin janë iranianët

05 qershor 2026 | 12:43

Kryeministri  i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat është ndalë edhe te protestat kundër projektit të diskutuar në Zvërnec.

Rama ka theksuar se vendet e rajonit duhet të jenë të gjitha në të njëjtën tryezë, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Sa i përket protestave për Zvërnecin, Rama ka thënë se nuk bëhet fjalë për një çështje mjedisore, por për një “luftë hibride”.

“Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij”,  ka thënë ai.

Sipas tij, pas protestës qëndrojnë elementë iranianë, të cilët, siç është shprehur ai, kanë qenë të përfshirë edhe herë të tjera në sulme të ngjashme.

“Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestës janë iranianët, që kanë qenë edhe herë të tjetra të përfshirë në sulme”, ka thënë ai.

Rama ka hedhur poshtë pretendimet mbi projektin në Zvërnec, duke deklaruar se ai nuk është ai për të cilin është folur publikisht dhe se qytetarëve u janë shfaqur video të rreme të prodhuara në Tiranë.

Kryeministri ka thënë se aktualisht nuk ka asgjë për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, pasi, sipas tij, nuk ekziston asnjë projekt i miratuar.

“Projekti në Zvërnec nuk është ai që është folur. Keni parë video false nga Tirana… S’ka asgjë për të diskutuar, sepse s’ka asnjë projekt të miratuar”, ka thënë Rama./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në mbështetje të…