Rama: Nuk jam optimist për negociatat me BE-në

12 tetor 2019 | 11:36

Në një intervistë për median irlandeze ‘The Irish Times’, kryeministri Edi Rama ka folur për negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Rama ka thënë se nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Evropian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“A jam optimist? Jo. Nuk ka shumë për të qenë optimist për çfarë po ndodh sot në Evropë. Jam optimist për të ardhmen e vendit (Shqipërisë), por jo për çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, është shprehur Rama për median irlandeze, njoftojnë mediet në Shqipëri.

Ai ka thënë më tej se Shqipëria është në një dëm kolateral. “Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet – ne jemi kopshti”, ka thënë kryeministri Rama.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Rusisë, Dimitry Medvedev, do të vizitojë Beogradin më…