Rama: Nuk ka Shqipëri të Madhe, por ka një komb shqiptar

15 janar 2019 | 15:45

Në portin e Durrësit është mbajtur ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në Port.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se hapja e doganës së Kosovës në Durrës, është hapi i parë drejt bashkimit doganor të të dyja vendeve.

Rama ka thënë se në pranverë do të ketë një kufi fluid në mes të dyja vendeve dhe se do të donte që kjo praktikë të ndiqet edhe për Maqedoninë dhe Malin e Zi. Ai ka thënë se nuk ka Shqipëri të Madhe, por ka një komb shqiptar.

“Më vjen shumë mirë që sot ne mblidhemi në një stacion tjetër të rrugëtimit tonë. Për të hapur zyrën doganore të Kosovës në Durrës dhe për ta kthyer portin e Durrësit edhe në një doganë të Kosovës. Dogana e Kosovës këtu në Durrës është hapi i parë drejt bashkimit të plotë doganor të dy vendet. Integrimi kufitar sipas modelit shenjen”.

“Sistemin Shengen, që do të thotë tani jemi vetëm në një kontroll, nga dy pika kemi një, kjo do të zgjasë edhe për pak kohë si procedurë, sepse në pranverë do të kemi një kufi fluid. Ne duam që këtë sistem ta vendosim edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi. Shqipëria e Madhe është një sajesë e armiqve, nuk ka Shqipëri të Madhe, ka një komb shqiptar”, ka thënë Rama. /Ksp/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dhënë një detaj nga…