Rama: Paga minimale do të arrijë në 700 euro gjatë mandatit (video)

05 nëntor 2025 | 11:30

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një video ka thënë se sot do të pranojnë Raportin e Komisionit Evropian e më pas do të mbajë dhe konferencë për medie.

Me këtë rast, Rama ka bërë me dije se në buxhetin e vitit 2026 fokus do jenë pensionistët.

Ai gjithashtu ka thënë se nga janari i vitit të ardhshëm paga minimale do të jetë 500 euro, derisa deri në fund të mandatit ajo do të shkojë në 700 euro.

“Padyshim që pjesën e luanit në projektbuxhetin e vitit 2026 që sapo ka shkuar në parlament e zënë pensionistët. Për të cilët e nisin vitin e ardhëm me 100 mijë euro shtesë përveç indeksimit, në 2027-ën e dyfishojmë shtesën në 200 milionë euro plus indeksimi 45 milionë euro, në 2028-ën e trefishojmë në 300 milionë euro plus indeksimi në 46 milionë euro, në 2029-ën e katërfishojmë në 400 milionë euro plus indeksimi 47 milionë euro dhe në 2030 e pesëfishojmë në 500 milionë euro plus indeksimi 48 milionë euro. Pra janë rreth 1.7 miliardë euro më shumë që pensionistët do të marrim mbrapsht nga investimi i tyre për mandatin tonë të katërt qeverisës”.

Por, nga janari 2026 do të rritet paga minimale për më shumë se 300 mijë punonjës të cilët do të marrin shumën e premtuar 500 euro, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e rritjes së këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro. Jo vetëm kaq, por siç e kemi premtuar qeveria do të subvencionojë për një periudhë me 90 milionë euro edhe shtesën e koston së sigurimit për të punësuarit në sektorin privat”, tha kryeministri Edi Rama në një video të ndarë në rrjetet sociale”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka treguar së fundmi se dasma e tij…