Rama: Para ditës së hënë të legalizohen portalet

11 tetor 2018 | 08:44

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar portalet online të paregjistruara, që nga dita e hënë duhet të jenë të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe të jenë legale.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se rregullimi i tregut të mediave online është pjesë e paketës “Antishpifje” që Qeveria është duke hartuar.

“Nga diskutimi për Paketën Antishpifje del qartë se urbanizimi i xhunglës online nis nga legalizimi i portaleve. Legalizimi mund të bëhet në pak minuta përmes regjistrimit online në QKB.

Duke qenë se janë fantazma pa adresë e pa emër,uroj ta lexojnë këtë mesazh para ditës së hënë”, ka shkruar kryeministri Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale…