Rama: Porositësi i vrasjes së Ivanoviq nuk është shqiptar
23 janar 2018
| 09:55
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se porositësi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit nuk ka shtetësi shqiptare.
Ndërsa lidhur me akuzat e Moskës për paternalizëm të Tiranës për miratimin e ligjit për gjuhën shqipe në Maqedoni, Rama ka thënë se ndihet krenar, kur akuzohet se mbron interesat e shqiptarëve.
Rama është shprehur optimist edhe për hapjen e negociatave me BE-në duke theksuar se 2018-a do jetë viti i Shqipërisë.
“Nuk do e riaktivizojmë ligjin për importin e mbetjeve, deri sa të dezintoksikojmë atë pjesë të opinionit publik, që është kundër”, ka deklaruar Rama në ”Report tv”.