Rama prezanton kryenegociatorin, ende pa datë për tryezën e parë Shqipëri-BE

18 qershor 2020 | 16:09

Qeveria ka prezantuar zyrtarisht kryenegociatorin e Shqipërisë me Brukselin për anëtarësimin në Bashkim Evropian, por i pyetur nga mediet kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë një datë për tryezën e parë ndërqeveritare.

“E kam mësuar nga eksperienca, mos vërë asnjëherë data me BE-në. Janë ata që i vendosin dhe i shtyjnë. Boll i bëmë dy dasma gati dhe nuk na erdhën krushqit pastaj”, ka thënë Rama.

Marrëveshja për reformën zgjedhore është një ndër prioritetet kryesore për ketë tryezë. Por, çfarë nënkuptonte kur në Kuvendi e vari në fije të perit këtë marrëveshje me opozitën jashtëparlamentare?

“Nuk i kemi asnjë detyrim PD-së dhe ajo marrëveshje do të shkojë në Parlament. Ne i qëndrojmë asaj marrëveshje, por që ajo të votohet, ata duhet të merren me punë të tjera dhe të mos vazhdojnë me sharje dhe kërcënime. Më falni, por unë nuk kam respekt për Bashën se sa kam për Hajdarin apo Murrizin”, ka thënë Rama.

E ndryshme ishte qasja e kryenegociatorit shqiptar, Zef Mazit, i cili ka preferuar të mbante petkun e teknicienit mbi palët.

“Do të pyes, do të dëgjojë, do të konsultohen dhe do të raportojë”, ka thënë Mazi.

Edhe me presidentin, Mazi ka thënë se do të kishte një raport të mirë institucional, ndonëse Ilir Meta kishte kërkuar që kryenegociatori të ishte një emër konsensual.

“Me presidentin njihem, e kam pasur kryeministër dhe ministër të Jashtëm dhe e vlerësojë çfarë ka thënë për mua”, është shprehur Mazi. /A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës,…