Rama: Pronat komunale nuk do të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim

05 maj 2023 | 12:26

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se për vite të tëra pronat komunale janë shfrytëzuar pa ndonjë kompensim.

Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku është diskutuar për rekomandimet e komisioneve për verifikimin dhe vlerësimin e kontratave për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale, ka thënë se një gjë e tillë më nuk do të ndodh.

Rama ka sqaruar për këtë ka formuar tri komisione profesionale të cila kanë dal me një varg rekomandimesh, duke shtuar se pronat komunale nuk do të mund të shfrytëzohen më pa leje dhe kompensim.

“Kam themeluar tre komisione për pronën komunale, për një temë kaq të rëndësishme. Një numër i madh i këtyre pronave është shfrytëzuar por kryeqyteti nuk ka pasur ndonjë të mirë. Tash pronat që janë të kryeqytetit do të rregullohet dhe do të jenë në të mirë të qytetarëve, e falënderojë drejtoreshën Doruntina Maloku”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten mbrëma është shkruar histori për Napolin, por edhe…