
Rama publikon pamjet e 14 personave për zjarrvënie: 10 prej tyre janë arrestuar
13 gusht 2025
| 17:09
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, strukturat e policisë kanë identifikuar 14 autorë të zjarrvënieve.
Sipas Ramës, 10 nga autorët janë arrestuar, kurse katër të tjerë janë proceduar penalisht.
“Forca Kombëtare e Sigurisë, Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat Operacionale janë në terren, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe mbështetur Emergjencat Civile e Zjarrfikësit për shuarjen e flakëve”, shkroi Rama.
Dje një person ka vdekur kurse tetë të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë përfshirë shtatë fshatra në Gramsh.