Rama reagon ndaj ftesës së Speciales dërguar Veselit

07 nëntor 2019 | 18:51

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, duhet të paraqitet para Gjykatës Speciale në dhjetor të këtij viti. Lajmin e konfirmoi vetë Veseli ditën e sotme. Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë ka komentuar ngjarjen në fjalë.

Përmes Twitter, Edi Rama shkruan:

“Sado e padrejtë ftesa për në Gjykatën Speciale për luftëtarët e UÇK, nuk mbetet tjetër veçse e drejta për të treguar të vërtetën për të drejtën e fituar me luftë nga një popull, që pa Ushtrinë Çlirimtare do të ishte ende i mohuar në të drejtën e tij! Solidarë me Kadri Veselin”./tch

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsene Wenger ka mohuar zërat se është në bisedime me…