Rama reagon pas rezolutës së Parlamentit Evropian: Flamingot do të mbrohen, Zvërneci do të zhvillohet

17 qershor 2026 | 16:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Shqipërinë, duke komentuar edhe debatin e fundit lidhur me zonën e mbrojtur Vjosë  – Nartë dhe zhvillimet në Zvërnec.

Rama ka thënë se Parlamenti Evropian ka bërë dallimin mes, siç e quajti ai, “stuhisë digjitale të dizinformimit” dhe realitetit të zonës së mbrojtur Vjosë–Nartë.

Sipas tij, çështja e Zvërnecit nuk lidhet me mbrojtjen e mjedisit, ndërsa theksoi se amendamenti i përfshirë në rezolutën për Shqipërinë nuk përfaqësonte qëndrimin e shumicës së eurodeputetëve.

“Në çdo rast flamingot do të mbrohen, Vjosë – Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standardeve të Bashkimit Evropian”, ka thënë Rama.

Kryeministri shqiptar ka thënë se vlerësimi pozitiv i Parlamentit Evropian për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së tregon, sipas tij, se vendi po ecën në drejtimin e duhur.

Ai ka thënë se debati për mbrojtjen e mjedisit nuk duhet të përdoret për qëllime politike, duke theksuar se qeveria do të vazhdojë punën për integrimin evropian të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për Shqipërinë, ku…