Rama: “Shihemi te Martini” gjithmonë ka me u dëgju n’Kryeqytet – figurë që nuk zëvendësohet

03 maj 2025 | 21:22

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së pronarit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdarit.

Rama ka thënë se “Shihemi te Martini” – gjithmonë ka me u dëgju n’Kryeqytet”, shkruan Reporteri.net.

Ai ka thënë se Martini nuk është thjesht një emër, por një fenomen urban që i dha shpirt një lagjeje dhe krijoi një subkulturë që u bë pjesë e identitetit të Prishtinës.

“Te “Kafeve të Rakisë”, ai krijoi më shumë se një vendtakim – aty lindi një frymë e re e shoqnisë, ku arti, biseda e lirë dhe ndjeshmëria qytetare u bënë pjesë e përditshme e jetës. Ai i dha zë dhe formë një brezi të tërë që e deshi një Prishtinë të hapur, autentike dhe të gjallë. Sot, me ndarjen e tij nga jeta, humbim një nga ato figura që nuk zëvendësohen – por që mbesin përgjithmonë në kujtesën kolektive të qytetit”, ka shkruar Rama./Reporteri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronari i lokalit ikonik “Te Martini”, Martin Hajdari, ka vdekur…