Rama: Shumë nga projektet e premtuara i kemi vënë në binarët e duhur

12 prill 2022 | 11:48

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, duke folur për 100-ditshin e punës, ka bërë me dije se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës i ka vënë në binarët e duhur.

“Kaluan tashmë më shumë se njëqind ditë që kur me ekipin tim morëm përgjegjësinë për drejtimin e kryeqytetit, me qëllim që ta jetësojmë vizionin tonë për transformimin e Prishtinës në përputhje me planin, projektet dhe konceptet që shpalosëm vjet gjatë fushatës parazgjedhore. Sot, mund të shpallim se shumë nga projektet e premtuara gjatë fushatës, i kemi vënë në binarët e duhur”, ka thënë Rama, i cili këtij shkrimi ia ka bashkangjitur edhe raportin e parë të punës për 100 ditë.

https://prishtinaonline.com/uploads/raporti_kpr_2.pdf

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka mbajtur një aktivitet brenda Ministrisë së…