Rama: Thaçi dhe Veseli, nismëtarë të krijimit të bërthamës së rezistencës së armatosur kundër Millosheviqit

25 qershor 2020 | 16:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë nismëtarë të krijimit e bërthamës së rezistencës së armatosur kundër regjimit nacional komunist të Sllobodan Millosheviqit.

Këtë deklaratë Rama e ka dhënë në Kuvendit e Shqipërisë me rastin e ngritjes se aktakuzës nga Gjykata Speciale kundër Thaçit dhe Veselit.

“Pothuajse të gjithë jemi prekur me të dëgjuar dhe lexuar se Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, njoftoi që i ka dorëzuar për shqyrtim Tribunalit Special një aktakuzë ku mes të tjerash Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, që të dy nismëtarë në krijimin e bërthamës së rezistencës së armatosur ndaj regjimit nacional komunist të Sllobodan Millosheviqit, themelues të UÇK-së u dyshuakan për një varg krimesh të cilat sfidojnë edhe kufijtë më të largët të imagjinatës: vrasje të orkestruara, zhdukje të mbikëqyrura personash, përndjekje dhe tortura njerëzisht të pafajshëm dhe të pambrojtur”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa gjatë…