Rama thirrje Metës: Mblidhe veten dhe ndërprite sulmin ndaj parlamentit

08 korrik 2019 | 18:22

“Meta nuk e ka mbushur kupën, por e ka derdhur”, kështu ka thënë kryeministri Edi Rama në seancën e sotme parlamentare që po zhvillohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

“Presidenti u kthye në përfaqësuesin e lëvizjes Haxhiqamiliste. Unë i bëj thirrje të reflektojë e të mbledhë veten brenda kornizave institucionale”, ka deklaruar Rama.

Rama ndër të tjera tha se presidenti duhet të ndërpresë sulmin ndaj parlamentit. “Të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm ndaj Republikës, si dhe të ndalojë dhe përgojimin e figurave historike, sepse paralelizmi me to keqinformon brezin e ri, sigurisht kjo mbetet një vërejtje miqësore”, ka thënë Rama, transmeton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Aeroportin Ndërkombëtar në Sarajevë është shmangur një konflikt i…