
Rama uron Osmanin
05 prill 2021
| 09:54
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në pozitën e presidentes së Kosovës. Ai ka shkruar se zgjedhja e saj ka përmbyllur kuadrin institucional dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar në realizimin e programit qeverisës.
“Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama në “Twitter”.
Me 71 vota, Vjosa Osmani të dielën është zgjedhur presidente e vendit.