Aheng familjar e të shtëna me armë në kohë pandemie, policia ndërhyn në Skënderaj

05 prill 2021 | 09:18

Një aheng është mbajtur gjatë ditës së djeshme në Skënderaj, pavarësisht situatës pandemike në të cilën gjendet vendi.

Madje në këtë rast ka ndërhyjë edhe Policia e Kosovës.

Përpos që u thyen të gjitha masat anti-Covid të vendosura gjatë muajve të fundit, në organizim janë përdorur edhe armë, meqë rast është nevojitur ndërhyrja e zyrtarëve policorë.

Njoftimi i plotë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Klladernicë, Skenderaj 04.04.2021 – 11:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me dy fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Klladernicë, Skenderaj  04.04.2021 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng kishte gjuajtur me armë zjarri. I dyshuari ka pranuar për veprën, dhe nga policia iu është sekuestruar një armë AK-47 dhe një karikator me katër fishek. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurort është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë pasi…