Rama viziton Skenderajn, Nura e falënderon për ndihmën

27 janar 2023 | 12:52

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka mirëpritur të premten  në takim kryetarin e Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale pas përmbytjeve të javës së kaluar, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ekonomitë familjare, biznese dhe në bujqësi.

Të dy kryetarët kanë vizituar lagjen “Murtezaj” në qytet, një nga më të goditurat e vërshimeve, ku kanë parë nga afër pasojat e fatkeqësisë.

Kryetari Nura e ka falënderuar kreun e kryeqytetit, për ndihmën që ka ofruar për Drejtorinë e Arsimit, gjatë përmbytjeve, ndërsa ka shtuar se Komuna e Skenderajt mirëpret çdo mbështetje, për të kaluar këtë situatë pas përmbytjeve, me sanimin e dëmeve dhe kthimin e normalitetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 33 vjetorin e rënies së dëshmorëve Nesimi Elshani, Agron…