Rama: Votoni për transformimin e bukur të Prishtinës
14 nëntor 2021
| 10:51
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka votuar në Fakultetin Ekonomik, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Rama me këtë rast ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, duke shtuar se ditë të bukur po vijnë.
“Unë sapo votova në këtë ditë të nëntorit, fantastike me diell, ditë emirë për Prishtinën. Kohë të mira për Prishtinën po vijnë, kështu që ftoj qytetarët të dalin të votojnë për transformimin e bukur të Prishtinës”, ka thënë Rama.



