Rama, Zaevi dhe Vuçiqi mbajnë konferencën e Mini-shengenit

30 tetor 2020 | 14:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të jenë pjesë e konferencës së Mini-shengenit.

Konferenca sipas njoftimit të zyrës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pritet të fillojë në orën 15:00, ndërsa këta të fundit nuk kanë konfirmuar nëse aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti ka konfirmuar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim, ani se dy ditë më parë kishte deklaruar se janë në pritje të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Transportit…