Ramadani: Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësor mbrëmë në Mitrovicë, cenim flagrant i sigurisë kombëtare
Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas dëmtimit të vendpunishtes së urës për këmbësorë mbrëmë në Mitrovicë, duke e konsideruar rastin një cenim flagrant të sigurisë kombëtare.
Sipas Ramadanit, ky incident tregon se infrastruktura kritike e sigurisë kombëtare është gjithmonë e targetuar dhe jo gjithçka është nën kontroll, pavarësisht se shkaktari nuk është ende i qartë, raporton lajmi.net
Ai ka theksuar se në kushtet kur Kosova është pa Qeveri për rreth 10 muaj, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e sigurisë kombëtare, ndërsa politikanët duhet të heshtin dhe të lënë profesionistët të veprojnë.
“Siguria kombëtare nuk bëhet nga foltoret e politikanëve, por nga sektori i sigurisë që kryen detyrat e veta,” ka deklaruar Ramdani.



