Ramadani: Falë qytetarëve, situata epidemiologjike tani është më e qëndrueshme

25 maj 2020 | 18:27

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani, në një konferencë për medie, ku ishin të pranishëm ministri i Shëndetësisë,  Arbën Vitia dhe liderët fetarë, ka folur lidhur me situatën pandemike në Kosovë.

Ramadani ka thënë se situata me Covid-19 është mbajtur nën kontroll falë qytetarëve që i kanë zbatuar masat e IKSHPK-së.

“Situata epidemiologjike tani është më e qëndrueshme. Ju e keni vërejtur edhe lakoren e ecurisë së pandemisë.  Edhe me të drejtë ju keni pyetur se kur është rreziku i pandemisë. Ne kemi arritur ta mbajmë situatën nën kontroll duke e mbajtur lakoren e sheshtë. Deri më tani i kemi 1 032 raste. Ne kemi thënë se rreziku i shpërthimit të pandemisë ka qenë muaji prill. Ne e kemi mbajtur nën kontroll jo vetëm me masat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, por edhe me zbatimin e tyre nga ana e qytetarëve dhe me përkufizimin e tyre. Ne e kemi tejkaluar bashkërisht këtë situatë pandemike, por akoma nuk ka kaluar, sepse ne jemi në një bisht i cili mund të zgjasë deri disa javë”, ka thënë Ramadani.

(A.M /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arbën Vitia, në një konferencë…