Ramadani: Nëse LV-ja s’ka siguruar shumicë, presidentja është e obliguar ta refuzojë nominimim e Konjufcës

04 nëntor 2025 | 17:08

Analisti Burim Ramadani ka komentuar zhvillimet e sotme politike dhe propozimin për kryeministër që ka bërë sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.

Sipas Ramadanit, për të treguar që LV-ja e ka seriozisht krijimin e Qeverisë dhe që propozimi i Konjufcës s’është veç një taktikë për blerje kohe, atëherë duhet bërë marrëveshje politike.

“LV-ja bëri një gjysmë hapi, duke nominuar për kryeministër një kandidat tjetër dhe jo kreun e partisë. Për ta plotësuar hapin dhe për të treguar që këtë nuk e ka bërë veç si taktikë për kohë-blerje, LV-ja duhet të bëjë marrëveshje politike. Nëse nuk e bën këtë, sërish s’ka qeveri. Madje, nëse nuk ka siguruar shumicë, Presidentja është e obliguar t’ia refuzojë nominimim e Konjufcës. Loja e blerjes së kohës e çon Kosovën sigurt në kolaps! P.S: S’ka qeveri Kurti 3, madje edhe LV-ja doli me propozim për qeveri Konjufca. Tash, u bindën të gjithë, edhe vetë partia-shtet”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Stavileci B.I shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me…