Ramadani: S’ka as ndarje e as shkëmbin territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

10 shkurt 2018 | 11:48

Burim Ramadani, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj dhe zëvendësministër i FSK-së, ka reaguar pas lajmit se krerët e shtetit janë të gatshëm për ndarje territoriale ose shkëmbin territoresh me Serbinë.

Përmes një shkrimi, Ramadani ka thënë se Haradinaj, si kryeministër e si qytetar i Kosovës, kurrë nuk hyn në lojëra dhe agjenda të vjetra të Serbisë për ‘ndarje territoriale’, ‘shkëmbime territoresh’ e të tilla, por ‘ i ka luftuar ato, në kuptimin e plotë’ .

“Ekziston. Nuk ka modalitete që mund t’i marrin qoftë edhe një centimetër katror nga territori i saj”, ka shkruar Ramadani.Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pati deklaruar se problemi me Serbinë është krejtësisht territorial dhe mund të zgjidhet duke shkëmbyer territoret – “duke i kthyer kufijtë sipas atyre të vitit 1956”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Strategjia e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila…