Ramadani: Ta ndryshojmë politikën, jo veç pushtetin – tash është koha
Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani, kërkon ndryshim politike, jo vetëm pushteti.
Ai shkroi në një postim në ‘Facebook’ se duhet ndryshuar “kultura politike” në vend, duke e bërë politikën më tërheqëse për”njerëz të ndershëm, me dije dhe përvojë”.
“Ta ndryshojmë politikën, jo veç pushtetin! Sot dua të apeloj për një ide thelbësore: • Nuk mjafton ta ndërrohet pushteti. Duhet të ndryshojë politika vetë! Ta ndryshojmë kulturën politike! Prej shumë vitesh, njerëz të ndershëm, me dije dhe përvojë, kanë qëndruar larg politikës. Shpesh nga zhgënjimi, ose nga bindja se politika nuk mund të bëhet ndryshe”, shkroi ai.
“Unë besoj se mundet dhe se tash është koha. Ne e kemi një Kosovë. Një shtet, një mendje e zemër! Shërbimi ndaj atdheut nuk është zgjedhje. Është obligim. #krahteje#AAK129#burimramadani11”, shtoi Ramadani.



