Rame Lahaj: Zëri dhe zemra e skenës së Gala Night “Rame Lahaj & Friends”

18 korrik 2025 | 12:09

Rame Lahaj, tenori me origjinë nga Kosova, është një nga figurat më të shquara të operës bashkëkohore. Karrierën e tij artistike e nisi në moshën 21-vjeçare, duke u ngjitur me shpejtësi në skenat më të mëdha ndërkombëtare.

Fitues i çmimit prestigjioz Operalia në vitin 2016, Lahaj ka interpretuar në teatro si Royal Opera House, Opéra National de Paris, Bolshoi Theater, Arena di Verona dhe shumë të tjera. Për kontributin e tij në përfaqësimin e Kosovës në botë, është nderuar me medalje presidenciale dhe titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Krahas karrierës solistike, ai është themelues i Rame Lahaj International Opera Festival dhe Rame Lahaj Foundation, që synojnë promovimin e operës dhe mbështetjen e talenteve të reja në rajon. Rame Lahaj do të performojë në Gala Mbrëmjen “Rame Lahaj & Friends”, duke e sjellë zërin e tij unik dhe praninë e tij të fuqishme në qendër të Prishtinës.

Ju mirëpresim në Sheshin Skënderbeu më 2 gusht ora 20:30!

Blini biletën tuaj në linkun e mëposhtëm:

https://tinyurl.com/mr4dvwvc

#RLIOF5 #ËndrraPaKufi #OperaPaMure #MbrëmjeGala #RameLahajandFriends #RameLahaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“La Gazzetta dello Sport” raporton se Ardon Jashari nuk pozoi…