Ramë Vataj: PDK-ja është e gatshme për zgjedhje, me Veselin kryeministër

23 korrik 2019 | 13:48

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, Ramë Vataj, pas dorëheqjes se Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit dhe kërkesës se kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli për formimin e shtabeve zgjedhore, ka thënë se PDK-ja është gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Pas rikthimit si kryetar i Degës së PDK-së në Suharekë, jam orientuar në rikthimin e shumë ish-anëtarëve që kanë aderuar në partitë të tjera. Kemi aderuar në partinë tonë edhe anëtarë që kurrë më parë nuk kanë qenë pjesë e PDK-së. PDK-ja, Dega në Suharekë është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, dhe për fitoren e madhe të PDK-së, që përmes saj, Kosovës t’ia japim  Kadri Veselin për kryeministër”, ka thënë Vataj për gazetën “Projekti”.

Vataj ka theksuar se PDK-ja, është alternativa e vetme për shtetndërtim dhe integrim, pasi sipas tij kjo është dëshmuar deri më tani dhe se Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për këtë parti dhe jetësimin e platformës “Dekada e re”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës Sindikale të Telekomit të Kosovës (FSP-PTK), Lamih…