Ramës i telefonon Boltoni, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

31 janar 2019 | 16:57

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka biseduar nëpërmjet telefonit me këshilltarin për siguri të presidentit të ShBA-së, Donald Trump, John Bolton për shtetin shqiptare dhe arritjen e marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Rama në llogarinë e vet në “Instagram” ka shkruar se Boltoni në emër të Trumpit e ka falënderuar për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë.

Bisedë me Shtepinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J. Bolton, më falënderoi në emër të presidentit për qëndrimet konsekuente të Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur të enjten admiralin…