Ramiz Kelmendi dënohet nga AKP-ja me 1 milion e 300 mijë euro

27 qershor 2018 | 15:31

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka dënuar “Elkosin” me gjobë prej 1 milion e 300 mijë eurosh.

Mospërmbajtja e kontratës për firmën “Famipa” nga Prizreni ka qenë arsyeja që ka shtyrë AKP-në ta marrë këtë vendim. Vendimi është marrë në mbledhjen e bordit të drejtorëve të AKP-së.

“Bordi mori vendim lidhur me ndërmarrjen e re ‘Famipa’ me të cilin blerësit i janë shqiptuar ndëshkime financiare me mbi 1. 300. 000 euro për mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale” është thënë në njoftimin e AKP-së.

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, që tani është deputet i LDK-së, në vitin 2011 ka blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit fabrikën “Famipa” në Prizren, një prej ndërmarrjeve më të njohura në kohën e ish-Jugosllavisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga ora 16:00 zhvillohen dy ndeshjet e fundit në Grupin…