Ramiz Kukaj ftohet nga Gjykata Speciale

01 shtator 2020 | 13:48

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka treguar se ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramiz Kukaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gucati ka shkruar se Kukaj do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë.

“Sot mora lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga Gjykata Speciale . Edhe ky do të dalë faqebardhë nga kjo gjykatë”, ka shkruar Gucati.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miami ka fituar 115-104 ndaj Milwaukee në gjysmëfinalen e parë…