Ramiz Lladrovci flet për raportin me Sami Lushtakun

20 shtator 22:40

Ramiz Lladrovci, kandidat për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK’së, njëherësh edhe kryetar aktual i kësaj komune, ka folur lidhur me raportet e kryetarit të degës së PDK’së në Skenderaj, Sami Lushtakun.

Lladrovci, në emisionin ‘Pressing’, ka deklaruar se Lushtakun e ka mik të vjetër, ndonëse nuk ka sqaruar në përpikmëri raportin e tij me të.

“Unë e kam thënë shumë herë, Sami Lushtakun e kam shok të vjetër. Sigurisht që i kemi nda rrugët bukur shumë, për një minutë mund të rregullohemi dhe për një minutë mund të prishemi krejtë, sepse unë s’kam problem. Ta zgjedhë ai, a don me u rregullu a don me u prishë”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka treguar se kush po qëndron pro tij.

“Ferat Shala është në mbështetje time. Në demokraci njerëzit vendosin vetë. Azem Syla është në mbështetje time. Të paktën në të gjitha takimet, që i kam pasë me Azemin më ka dhënë mbështetje”, ka shtuar tutje ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti,…