Ramiz Lladrovci në përkrahje të Nait Hasanit
06 qershor 2026
| 13:36
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në përkrahje të Nait Hasanit, kandidat për deputet i PDK-së me numër 42.
“Nait, në Kuvend përfaqëson historinë më pozitive të dekadave të fundit, të idealeve të gjeneratave studentore, të UÇK-së, të të burgosurve dhe bashkëluftëtarëve, me ndjenjat më të larta atdhetare”.
“Zëri yt Nait, është zë i qytetarit krenar e kontribues i cili pagoi çmim të jashtëzakonshëm për shtetformim e shtetndërtim”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.



