Ramos vendos rekord negativ për Spanjën

15 nëntor 2020 | 10:00

Spanja nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 mbrëmjen e djeshme në transfertën e Zvicrës. Të besuarit e Luis Enriques e panë veten në avantazh në minutën e 26-të të takimit, por më pas kishin mundësinë t’a barazonin dy herë rezultatin nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Që të dy penalltitë nuk u realizuan nga kapiteni Sergio Ramos, megjithatë iberikët e shmangën humbjen në minutat e fundit falë golit të Gerard Morenos. Një fakt interesant është se kombëtarja spanjolle nuk kishte humbur kurrë dy penallti brenda një ndeshjeje.

Në historinë 100-vjeçare të Spanjës nuk kishte ndodhur kurrë diçka e tillë. Gjithsesi, tashmë ata renditen në vendin e dytë me tetë pikë, një më pak se Gjermania e vendit të parë në grupin 4 të League A në Ligën e Kombeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 809 numri i të vdekurve nga Covid-19…