Ramosaj emëron Dafina Cacajn drejtoreshë për Buxhet dhe Financa

13 janar 2022 | 17:16

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka emëruar Dafina Cacajn drejtoreshë për Buxhet dhe Financa.

“Dafina ka përfunduar studimet master në Shkencat Administrim Biznesi, ka qenë shefe e kabinetit gjatë mandatit tim të parë, ku ka treguar zotësi, profesionalizëm, transparencë e sukses të madh në menaxhim. Ajo me mbështetjen time do të angazhohet me përkushtim të madh në udhëheqjen e drejtorisë së financave për realizimin e projekteve të rëndësishme për komunën tonë”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonela Rokuzo, bashkëshortja e Lionel Messit,  zakonisht e tregon jetën…