Ramosaj falënderon të gjithë ata që u gjenden pranë qytetarëve që u helmuan nga uji

22 korrik 12:19

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pas stabilizimit nga situata ku u helmuan nga uji i pijes mbi 1000 qytetarë, ka falënderuar të gjithë ata që iu gjinden pranë qytetarëve të kësaj komune.

“Të dashur qytetarë të komunës së Deçanit, javën që lamë pas, së bashku jemi përballur me shfaqjen e epidemisë si pasojë e helmimit nga uji i pijes, andaj, dua që përzemërsisht të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e kësaj situate”, ka shkruar Ramosaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ku ka falënderuar mjekët, ushtrinë e Kosovës, kryetarët e komunave, mediat dhe shumë kompani private.

Postimi i plotë i Ramosajt:

Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit, javën që lamë pas, së bashku jemi përballur me shfaqjen e epidemisë si pasojë e helmimit nga uji i pijes, andaj, dua që përzemërsisht të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në lehtësimin e kësaj situate; ekipet mjekësore, mjekët vullnetar,Shtabin Emergjent, ish Kryeministrin z.Ramush Haradinaj, Ushtrinë e Kosovës, kryetarët e komunave, të cilët pa hezitim më ofruan ndihmën e tyre, kryetarin e Bashkisë së Lezhës z.Pjerin Ndreu, përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Kosovës, Bashkësinë Islame, mediat e shkruara dhe elektronike, e në veçanti të gjithë qytetarët që kontribuan si me mjete financiare dhe donacione, laboratorin “Bio-Hit” për shërbimet laboratorike falas dhe donacionin me medikamente mjekësore, Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Organizatën “Qatar charity”! Kompanitë; “Interex”, “Elkos Group”, “Viva Fresh Store”, “Abi”, “Kelkos Energy”, “Ston Castle”, Nezir Tolaj, “Devolli Group”, “LIKA Group AG”, Qendra Tregtare “Tropikal”, “Sinalco”, “Fluidi”, kompaninë “Fruti”, “Bonus Bonita”.
Poashtu falënderoj këngëtarin Labinot Tahiri, i cili dha një kontribut të veçantë gjatë kësaj kohe!
Gjithmonë falënderues dhe mirënjohës!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Dritës ka njoftuar se biletat për ndeshjen ndaj…